“Plaga e nënës i referohet gjurmës emocionale që lë marrëdhënia e hershme me nënën”, ka thënë për “HuffPost” Lindzi O’Shea. Në vijim mësoni se si ajo vazhdon t’ju formësojë si individ
A jeni ndjerë ndonjëherë sikur nuk jepni mjaftueshëm në një marrëdhënie? Ose ndoshta jeni pyetur pse përpiqeni vazhdimisht t’u bëni qejfin të gjithëve, edhe kur kjo shkon në dëm të vetes suaj? A ju ndodh të tërhiqni vazhdimisht partnerë emocionalisht të paarritshëm? Nëse kjo ju tingëllon e njohur dhe nëse të njëjtat modele përsëriten vazhdimisht,
Çfarë është plaga e nënës
“Plaga e nënës i referohet gjurmës emocionale që lë marrëdhënia e hershme me nënën”, ka thënë për “HuffPost” Lindzi O’Shea, psikologe klinike. “Më së shpeshti lidhet me ndjenjën e vlerës personale dhe me pyetjen nëse jemi të denjë për dashuri, pastaj me lidhjen emocionale ose mungesën e saj, nevojën për t’u pëlqyer të tjerëve, perfeksionizmin, frikën nga braktisja dhe përgjegjësinë e tepruar për emocionet e të tjerëve.”
“Në moshë madhore kjo mund të shfaqet si marrje e tepërt e përgjegjësive në marrëdhënie, vështirësi në vendosjen e kufijve pa ndjenjë faji, ndjeshmëri e lartë ndaj gjendjeve emocionale të të tjerëve, vështirësi në marrëdhëniet e afërta dhe vetëkritikë e fortë. Në prapavijë të të gjithave shpesh qëndron nevoja për t’u ndier të dashur, të qetësuar dhe të parë.” Me këtë pajtohet edhe Jasmine Lee Cori, autore e librit “Nëna emocionalisht e munguar”
Plaga mbetet tek fëmija që ndërkohë është rritur. Nuk bëhet fjalë për etiketimin e nënave, por për ndjenjat, bindjet dhe modelet e sjelljes që lindin kur marrëdhënia me nënën përmban elemente të dëmshme.

Shenjat e plagës së nënës në moshë madhore
Plaga e nënës më së shpeshti shihet në marrëdhënie, qoftë në dashuri apo në miqësi. Sipas dr. Lindzi dhe dr. Jasmine, disa nga shenjat mund të jenë ndjenja se jeni përgjegjës për emocionet e të tjerëve, nevoja e fortë për miratim dhe tërheqja ndaj njerëzve emocionalisht të paarritshëm.
Mund të kërkoni falje shumë shpesh, të jepni më shumë sesa merrni dhe të keni ndjesinë se dashurinë duhet ta fitoni. Ndoshta keni frikë të zhgënjeni të tjerët, përballeni me vështirësi në vetëbesim dhe keni ndjesinë se ju mungon mbështetja.
Shenja të tjera mund të jenë: vështirësia për të pranuar nevojat tuaja, uria emocionale, vështirësitë në pranimin e dashurisë dhe në ruajtjen e afërsisë, vetmia dhe ndjenja se nuk i përkisni askund. Disa njerëz nuk dinë si t’i përpunojnë emocionet e tyre, kanë vazhdimisht ndjenjën se diçka u mungon, përballen me depresion, pasiguri, perfeksionizëm dhe vetëkritikë, si dhe e kanë të vështirë të gjejnë zërin e tyre.
Çfarë duhet të bëni?
Shërimi i plagës së nënës nuk do të thotë domosdoshmërisht ndërprerje e marrëdhënies apo përballje me nënën. Më shumë ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë për jetën dhe vetëvlerësimin tuaj.
Ndoshta ju intereson
O’Shea këshillon disa hapa konkretë: njihni modelet e fëmijërisë në marrëdhëniet tuaja të rritura, ndani identitetin tuaj nga rolet që keni pasur si fëmijë, mësoni të dalloni ndjenjat tuaja nga ato të të tjerëve, menaxhoni më mirë emocionet, vendosni kufij dhe ndërtoni vetëbesimin. Një pjesë e rëndësishme e procesit është edhe t’i ofroni vetes atë që dikur ju ka munguar.









