A mund të thoshte ‘jo’ Georgina Rodriguez?! Sa milionë kushtoi unaza me diamant që Ronaldo zgjodhi për të

Cristiano Ronaldo duket se po hyn në një fazë të re. Partnerja e tij prej rreth nëntë vjetësh, Georgina Rodriguez, duket gati të bëhet bashkëshortja e tij e përjetshme.

Në një postim në Instagram, Georgina publikoi një foto ku dorën e saj e kishte mbi dorën e Ronaldos, duke mbajtur një unazë, dhe shoqëroi foton me mesazhin: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia të tjera.” Ky mesazh tregon qartë se Ronaldo i ka bërë propozim për martesë Georginës.

Vlera e unazës së fejesës që i dha Georgina Rodríguez varion nga 2 deri në 5 milionë dollarë.

Çifti u njoh në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Ronaldo erdhi aty për të blerë. Pas këtij propozimi, Ronaldo duket i gatshëm të përkushtohet më thellë ndaj familjes së tij dhe të kalojë më shumë kohë me të dashurit, përfshirë fëmijët e tij.

Ky hap i ri në jetën personale të yllit portugez mund të sinjalizojë edhe një perspektivë të ardhshme që përqendrohet më shumë në familje dhe ndoshta një pensionim të afërt nga futbolli.

A mund të thoshte ‘jo’ Georgina Rodriguez?! Sa kushtoi unaza me

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit