“A mund të ndikojë kafja?” – Pyetja banale e avokatit të dorasit të Liridona Ademajt, kjo ishte përgjigjja e ekspertit

Sot në Gjykatën Themelore po vazhdon shqyrtimi i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt.

Dëshminë në këtë seancë e ka dhënë ekspert i neuropsikiatrisë, Bujar Betinca, i cili ka prezantuar rezultatet e ekspertizës psikiatrike për Granit Plavën.

Betinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”.

Gjatë seancës, avokati i Granit Plavës, Skender Gojani, ngriti pyetje të pazakontë lidhur me ditën e ngjarjes.

“Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?.

Prokurorja kërkoi të refuzohej kjo pyetje, por gjykatësja tha se lejohet.

Eksperti Betinca tha: Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundur t’i japë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit