“A menojshe që Albini e Glauku, si ti me Saminë a?” – Haxhiu përplaset me Uran Ismailin në hollin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të votoj formimin e Qeverisë në krye me Glauk Konjufcën. E pas përfundimit të seancës një përplasje verbale ka ndodhur në hollin e Kuvendit mes nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Uran Ismaili.

E gjithë kjo ndodhi për shkak se Ismaili bëri një krahasim politik duke thënë se Kurti dhe Konjufca janë të njëjtë.

Nënkryetarja Haxhiu iu drejtua Ismailit me tone të ashpra, duke e pyetur:

“A menojshe që Albini e Glauku, si ti me Saminë a? Ani kryetar komune, po çfarë kryetar komune, ti pash Zotin?” dëgjohet Haxhiu teksa i drejtohej Ismailit.

Ismaili dëgjohet teksa i përigjigjet duke i thënë se “ani shyqyr ju u bonët”.

Reagimi i Haxhiut po vazhdon të qarkullojë gjerësisht në platforma online.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit