Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, njihet për sinqeritetin në komunikimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, gjatë një sesioni “ask me a question” në Instagram, ajo është pyetur për besimin e saj fetar.
Një ndjekës e ka pyetur: “A ke menduar ndonjëherë të bëhesh muslimane?” Sara ka reaguar menjëherë, duke treguar se ndihet e përmbushur me identitetin e saj aktual.
Ajo shoqëroi përgjigjen me një fotografi ku partneri i saj, Bardhi, mban në krahë vajzën e tyre, dhe shkroi: “E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim”.
Edhe pse Bardhi dhe Sara vijnë nga sfonda të ndryshme, çifti ka treguar vazhdimisht se dashuria dhe respekti reciprok janë mbi çdo gjë.









