Ish-banorja e “BBVK”-së, Dolce, ka dhënë një përgjigje të prerë dhe mjaft thumbuese në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo vazhdon të ketë kontakt me dy ish-banorët e tjerë, Edin dhe Limin, me të cilët pati një njohje të shkurtër brenda shtëpisë.
Reagimi i Dolces ishte i menjëhershëm dhe pa dorashka.
“Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë,” u shpreh ajo, duke i konsideruar dukshëm raportet e kaluara me ta si një mësim që nuk dëshiron ta përsërisë.
Përveç moskontaktit, Dolce hodhi edhe një kunjë të fortë drejtuar djemve, duke i etiketuar si persona që merren me thashetheme.
Me një dozë ironie dhe një emoji duke qeshur, ajo shkroi: “Dhe meshkujt që merren me llafe ‘larg meje’ le t’i themi”.









