“A je rrëmbyes?”/ Vrau dhe hodhi në përrua trupin e 7-vjeçares, dënohet me vdekje korrieri i FedEx në SHBA 

Tanner Horner, shoferi i FedEx që u shpall fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e 7-vjeçares Athena Strand në Teksas, u dënua me vdekje në një çështje që tronditi Shtetet e Bashkuara.

34-vjeçari pranoi fajësinë vetëm pak orë para nisjes së gjyqit, ndërsa juria vendosi shpejt për dhënien e dënimit me vdekje.

Ngjarja tragjike ndodhi në nëntor të vitit 2022 në qytetin Paradise të Teksasit. Horner, teksa kryente shpërndarjen e pakove, iu afrua shtëpisë së vogëlushes Athena duke mbajtur një kuti me kukulla Barbie, e destinuar si dhuratë për Krishtlindje. Sipas autoriteteve, ai e rrëmbeu vajzën, e futi në kamionin e FedEx dhe e mbyti pak më vonë, duke braktisur trupin e saj në një përrua rreth 14 kilometra larg shtëpisë.

Në një audio të paraqitur në gjykatë, Athena dëgjohet duke pyetur:

A është kjo shtëpia jote?”

Horner përgjigjet: “Jo, nuk jetoj këtu afër.”

Pak më vonë, 7-vjeçarja e pyet: “Ku po shkojmë? Çfarë po bën?”

Ai i përgjigjet: “Do të rrimë bashkë për pak.”

Sipas gjykatës, autori i kërkoi vajzës të hiqte bluzën dhe e detyroi të heshtte kur ajo nisi të qante dhe të kërkonte nënën e saj.

Në një nga momentet më tronditëse të audios, Athena e pyet mes lotësh:

“A je rrëmbyes? Pse po ma bën këtë?”

Horner përgjigjet: “Sepse je e bukur. E di këtë?”

Vogëlushja përpiqet të kuptojë çfarë po ndodh, ndërsa ai këmbëngul se do të qëndrojnë bashkë për pak kohë. Audioja përshkruan momentin kur 7-vjeçarja përpiqet të gjejë përgjigje dhe kërkon nënën e saj.

Pas shpalljes së dënimit me vdekje, xhaxhai i Athena-s, Elijah Strand, iu drejtua vrasësit duke thënë se emri i tij do të harrohet, ndërsa emri i vogëlushes do të mbetet i gjallë në kujtesën e të gjithëve. Prokurori James Stainton e cilësoi Athena-n “luftëtare” dhe theksoi se krimi i Horner është shembull i arsyes pse dënimi me vdekje vazhdon të zbatohet në Teksas.

Ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se Athena vdiq nga mbytja dhe asfiksia, pa shenja të abuzimit seksual. Ndërkohë, ADN mashkullore u gjet në mostrat e mbledhura si prova. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit