“A je kandidate për presidente të Republikës a e një Ambasade?”, Kosumi kritikon Feride Rushitin për deklaratën

Ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, ka kritikuar ish-kandidaten e VV-së për presidente Feride Rushiti, e cila kur nuk u zgjodh presidente pasi seanca dështoi që nuk pati kuorum, tha se për këtë pozitë kishte marrë përkrahje edhe nga ambasadat e huaja.

Kosumi tha “ta zëmë si tha kandidatja për presidente znj.Feride, tha mua më kanë propozuar OJQ-të dhe disa ambasada perëndimore..Ambasadat dolën e demantuan dhe po të jetë ashtu, ata nuk mund të thonë ne e kemi shty përpara”.


“E rëndësishme është pyetja a je ti kandidate për presidente e Republikës së Kosovës apo të një ambasade tjetër”, shtoi ai.


Kjo, sipas Kosumit, ndikon edhe në integritetin e kandidatit për president.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit