A iu shtrua edhe oborri me asfalt gjatë fushatës një qytetari të Klinës? Flet kryetari Elezaj

Një foto po qarkullon në rrjetet sociale e ku shihet se si një qytetari të Klinës iu është shtruar rruga edhe brenda në oborr, pra nga dyert deri tek garazhi i veturës.

Fotografia supozohet se është bërë në një fshat të Klinës e që ka koiçiduar me kohë fushate.

Lidhur me këtë, FrontOnline ka biseduar me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë gjë, por se projektet e tyre janë vetëm deri tek dyert e oborreve të qytetarëve.

‘’Në oborr? Për besë ata janë menaxherët e kontratave, ata e dinë sintetiken dhe unë nuk kisha mundur të them diçka. S’besoj se shtrohet në oborr. Ne e shtrojmë deri tek dyert e oborrit’’, tha ai.

Elezaj, potencoi se nuk është i njoftuar me këtë gjë.

‘’Projekti ynë është deri tek dyert e oborrit, nuk jam I njoftuar me rastin’’ tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit