Shkruan Spartak Ngjela
Lajm i çuditshëm: Rama i ka shitur ishullin e Sazanit familjes Trump në Amerikë.
Si mund të jetë e vërtetë kjo?
Por ai është territor i Republikës së Shqipërisë.
Pse ç’është Rama, pronar i territorit të Shqipërisë?
Po të jetë e vërtetë kjo dhe e kryer në ketë mënyrë sekrete, çështja është shumë e rëndë si akt shtetëror.
Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Shqipërisë me pasoja të rënda penale.
Por, a mund të jetë e vërtetë?
Po Rama e ka drejtuar kërkesën e tij në Kuvendin e Shqipërisë?
Nuk e besoj, sepse çështje të këtij niveli nuk i lejon Kushtetuta në një mënyrë taksative që në nenin 1 të saj kur shprehet.
“Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.
Gjithsesi shumë po flitet për këtë, i cili juridikisht për Ramën do të ishte një krim i rëndë penal.
Atëherë të presim për të parë lajmin e saktë shtetëror, sepse edhe si krim ky është një krim i rëndë në Kodin tonë Penal.
A mund të jemi përpara shkeljes së Kushtetues dhe një krimi të tillë me pasoja të rënda për individin që e ka kryer?
Të presim njoftimin shtetëror.






