A është pro apo kundër bashkëpunimit PDK-VV për çështjen e presidentit, përgjigjet Thaçi

Pas publikimit të intervistës me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë, gazetari Blendi Fevziu mori kritika të mëdha për dy pyetjet të cilat tregoi se i kishte hequr nga transmetimi, si shkak i jorelevancës.


Ky i fundit, pas akuzave nga publiku, mbrëmë vendosi t’a publikonte përmbajtjen e tyre.

Të dy pyetjet në një formë kishin të bënin me gjetjen e zgjidhjes së dy çështjeve politike të cilat i preokuponin edhe qytetarët në nëntor të vitit të kaluar, çështjen e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Nuk kam koment”, tha shkurt Thaçi kur u pyet nëse do të duhej të bashkoheshin të gjitha partitë opozitare për të krijujar qeveri të re.

Te çështja e presidentit, Thaçi u pyet nëse partia në të cilën vetë ishte në krye të saj, PDK do të duhej të bashkëpunonte me partinë pozitare, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Do të duhej të ndodhte një konsensus sa më i gjerë politik. Shoqëria jonë ka plot gra dhe burra të çmuar me dinjitet dhe integritet… Mendoj që ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët, përndryshe vazhdimisht do të ketë kriza qeveritare. Kërkohen ndryshime kushtetuese, patjetër duhet të pajtohen edhe komunitetet. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e fundit në rajon që presidentin e zgjedhin nga parlamenti”, tha Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit