spot_img
spot_img
Saturday, March 7, 2026
spot_img
spot_img

A është në një lidhje apo është ndarë? E vërteta e jetës private të DJ PM

Që nga dalja e tij nga shtëpia e Big Brother VIP, jeta private e DJ PM (Pajtim Krasniqit) ka qenë nën vëmendjen e fansave dhe mediave rozë. Ndërsa shoku i tij i pandarë, DJ Dagz, tashmë është konsoliduar si një familjar dhe baba i lumtur, pyetja që mundon të gjithë mbetet: Po PM, çfarë po bën?

Sigurisht, kur flitet për jetën sentimentale të DJ PM, emri që rikthehet gjithmonë është Sara Berisha. Dyshja u njoh dhe krijoi lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, ku romanca e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të komentuara të sezonit.

Pas daljes nga shtëpia, ata vazhduan lidhjen edhe jashtë kamerave dhe për një periudhë të gjatë u shfaqën bashkë në evente, udhëtime dhe rrjete sociale. Megjithatë, gjatë muajve të fundit fansat kanë vënë re një distancë më të madhe mes tyre, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi statusin aktual të marrëdhënies.

As PM dhe as Sara nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për një ndarje, por mënyra shumë e rezervuar me të cilën DJ-i flet sot për jetën e tij private ka shtuar edhe më shumë misterin.

Në episodin e fundit të emisionit “Vibin’” në Andale Media, DJ PM ka vendosur të thyejë heshtjen, por në mënyrën e tij karakteristike – me pak mister dhe shumë sinqeritet.

Në bisedën e zhvilluar në Brezovicë, kur u pyet se si e sheh veten në rrugën drejt krijimit të një familjeje (si Dagz), ai pranoi se është pak më i tërhequr nga vëmendja e madhe që sjellin lidhjet në Instagram, dhe se për momentin gjërat po shkojnë shumë mirë. PM reagonte gjithmonë me qetësi sa herë përmendej me shaka rezultati “2-0”, një batutë që lidhet me faktin se pas eksperiencës në Big Brother, Dagz jo vetëm gjeti dashurinë, por sot ka edhe një familje me dy fëmijë.

“100% Private” – Statusi i ri i DJ PM

Gjatë një loje me pyetje “pikante” në fund të emisionit, PM u pyet drejtpërdrejt nëse preferon një lidhje private apo publike. Përgjigja e tij ishte e prerë dhe nuk la vend për dyshime:

“Private! Në fakt, shumë private. 100% private,” u shpreh ai, duke u treguar shumë serioz në këtë pjesë.

Kjo deklaratë vjen pas një periudhe ku ai është përpjekur maksimalisht ta mbajë jetën e tij larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Ndryshe nga personazhet e tjerë që postojnë çdo detaj të darkave apo udhëtimeve, PM duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër për të mbrojtur personin që ka në krah (nëse ka një të tillë).

Një nga momentet më epike të episodit ishte sfida e blerjeve në market, ku u vu re qartë diferenca mes stilit të jetesës së dy miqve. Moderatorja nuk ngurroi ta thumbojë DJ-in, duke vënë në dukje se ai jeton vetëm dhe shpesh “nuk di se ku ka kokën” kur bëhet fjalë për menaxhimin e përditshmërisë. Ky kontrast mes një familjari të rregullt dhe një DJ-i që ende shijon lirinë (dhe rrëmujën) e tij, shkaktoi të qeshura pafund dhe vërtetoi se PM është ende në atë fazën ku liria e tij “pa kokë” është prioriteti numër një.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit