spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

A e ka radhën Kolumbia pas Venezuelës? Çka po mundohet të paralajmërojë Trump?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka se fatin e udhëheqësit të Venezuelës do të ketë edhe Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Teksa udhëtonte në avionin presidencial Air Force One, të dielën, Trump e quajti Petron një njeri të sëmurë që prodhon kokainë dhe e shet në SHBA.

“Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë, të cilit i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë në Shtetet e Bashkuara. Por nuk do ta bëjë këtë edhe për shumë gjatë”, tha Trump.


I pyetur nëse SHBA do të ndërmerrte një operacion ushtarak në Kolumbi, të ngjashëm me atë në Venezuelë, Trump tha: “Më duket ide e mirë”.

Petro kritikoi sulmin amerikan në Venezuelë duke e quajtur një goditje ndaj sovranitetit të Amerikës Latine. Ndërkohë, të hënën, Maduro do të dalë për herë të parë para Gjykatës Federale në Manhatan, ku do të njihet zyrtarisht me akuzat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit