spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

“A do të shkojë Nisma e vetme në zgjedhje?” – Limaj jep përgjigjen përfundimtare

Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar se do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Fatmir Limaj, gjatë një interviste në Debat Plus, ku tha se ky vendim ishte opsioni i fundit i subjektit.

“Partia është e regjistruar. Gjithmonë ka hapësirë, por opsioni ynë i fundit ka qenë të shkojmë vetëm. Por jemi regjistruar dhe shkojmë vetë në zgjedhje, si opsion i fundit i ynë”, deklaroi Limaj.

Ai tha se, pavarësisht pjesëmarrjes së pavarur në zgjedhje, Nisma mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike kur bëhet fjalë për çështje që prekin interesin e përgjithshëm të vendit.

“Vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim: me interesa të shtetit. Kurdo që më ftojnë – LVV, PDK, LDK… e harrove edhe Ramushin – kushdo që më fton dhe ka diçka për të thënë për temat nacionale, dhe ka interes ta dëgjojë mendimin tim, gjithmonë jam i gatshëm”, u shpreh Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit