A do të pranonte VV që Abdixhiku të jetë President? Përgjigjet Konjufca

Kryediplomati Glauk Konjufca, i cili është edhe i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për President, ka sqaruar më tej deklaratën e tij për tërheqje nga kandidatura e tij. Ai sot tha se jep dorëheqje nga kjo kandidaturë nëse propozimi nga opozita është jopartiak.


Derisa po fliste për këtë temë, Konjufca u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i pranueshëm kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për President.

“Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension. Unë sapo e thashë të kundërtën. Në dy pista kemi qenë. Pista e parë, nëse është politik, Lëvizja Vetëvendosja ka shkuar me propozimin e vet. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”.


Si pistë të dytë, Konjufca e rreshtoi opsionin e kandidatit jopartiak.

“Në anën tjetër është jopartiak. Nëse po thua jopartiak, ti po thua zoti Abdixhiku…”, iu drejtua ai gazetarit që e pyeti për Abdixhikun.

“Në kuadër të marrëveshjes politike”, u pyet sërish Konjufca.


“Kjo tash është diçka tjetër. Marrëveshje politike për President partiak, deri tash nuk u hap kjo, më duket”.

“Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit