spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

A do të përfundojë Irani si Siria? Ja pse Mossad beson se po

A mund të përfundojë Irani si Siria? Ofensiva ushtarake izraelite, përveç objektivit kryesor për të bllokuar planet bërthamore të Teheranit, tashmë evokon hapur një operacion për “ndryshim regjimi”, përmbysjen e teokracisë së ajatollahëve.

Netanyahu ka folur për këtë, dhe përveç fjalëve, rëndësi kanë faktet: përzgjedhja e objektivave ushtarake të goditura nga izraelitët deri tani ka qenë mjaft koherente me deklaratën se “kjo është një luftë kundër Republikës Islamike, jo kundër Iranit”.

Të paktën në fazat e para të ofensivës, forcat e armatosura të Tel Avivit duket se kanë goditur kryesisht instalime ushtarake dhe krerë të ushtrisë. Madje edhe në komentet e vëzhguesve amerikanë shumë progresistë dhe anti-Netanyahu (do të citoj një në veçanti) del në pah shpresa që të përsëritet rasti i Sirisë: një përmbysje e Khameneit pas asaj të Assadit, i cili për më tepër ishte mbrojtur gjatë nga vetë ajatollahët. Një element vendimtar që gjeneron këtë besim është suksesi i fundit i Mossad-it.

Pas saktësisë së goditjeve të avionëve dhe raketave izraelite, qëndron ky realitet: shërbimet sekrete të Mossad-it vazhdojnë të kenë një rrjet infiltruesish dhe bashkëpunëtorësh brenda regjimit të Teheranit. Kjo nuk ndodh vetëm sepse Mossad bën mirë punën e vet, por edhe sepse në shoqërinë iraniane është rritur zemërimi, ekzaspërimi dhe refuzimi ndaj një regjimi despotik, gjakatar, të korruptuar dhe të paaftë. Mossad e ka “të lehtë” – mënyrë e të thënit – të rekrutojë spiunë në Teheran sepse shumë veta, edhe në nivelet e larta, vënë bast për fundin e regjimit. Ky është një nga sinjalet që godasin edhe amerikanët dhe mund t’i bëjnë ata më të prirur për të mbështetur ofensivën në zhvillim.

Në parim, Trump është mosbesues ndaj atyre që duan ta tërheqin në operacione për “ndryshim regjimi” dhe “ndërtim kombi” jashtë vendit, për shkak të kritikës së tij radikale ndaj luftërave të Bushëve. Por Netanyahu i ofron mundësinë e një suksesi historik – që nga viti 1979, asnjë president amerikan nuk ka arritur të zgjidhë çështjen persiane – dhe me një angazhim ushtarak amerikan relativisht të kufizuar, pasi pjesa më e madhe e operacioneve bie mbi supet e Izraelit.

Për të dëshmuar këtë ndryshim klime në Shtetet e Bashkuara ju propozoj të lexoni një gazetar shumë të respektuar, dhe të njohur si anti-Netanyahu: Thomas Friedman i New York Times.

Prej dekadash, Thomas Friedman konsiderohet si një nga reporterët më të mirëinformuar për Lindjen e Mesme, ku ka qenë për një kohë të gjatë korrespondent dhe i dërguar. Ai ka zhvilluar gjithmonë një fushatë të pamëshirshme kritikash ndaj Netanyahu-t, të cilin e kundërshton thellësisht. Ashtu siç kundërshton Trump-in. Prandaj bie në sy toni shumë më neutral i këtij komenti të fundit të tij, hapjet e besimit që i bën kryeministrit izraelit – me përjashtimin e rëndësishëm të Gazës – dhe besueshmëria që i jep një skenari përmbysjeje të regjimit fondamentalist të Teheranit. Edhe në politikën e Trump-it për Lindjen e Mesme, ky ndërhyrje e fundit është më pak negative se zakonisht. Megjithatë, ai bën paralajmërimin se një ndryshim regjimi nuk sjell domosdoshmërisht një skenar të qetë.

Këtu gjeni përkthimin e plotë të analizës së tij të fundit, të titulluar “Si të gjykojmë çfarë po ndodh mes Iranit dhe Izraelit”, nga faqja e New York Times:

“Sulmi në shkallë të gjerë i kryer të premten nga Izraeli kundër infrastrukturës bërthamore iraniane duhet të shtohet në listën e luftërave vendimtare dhe transformuese që kanë rindërtuar Lindjen e Mesme që nga Lufta e Dytë Botërore, të njohura thjesht me datat e tyre – 1956, 1967, 1973, 1982, 2023 – dhe tani 2025. Është ende shumë herët për të thënë se si do të ndryshohet ‘loja e madhe’ e Lindjes së Mesme nga konflikti mes Izraelit dhe Iranit i vitit 2025, dhe përfundimet e mundshme janë të shumta. Gjithçka që mund të them për momentin është se si hipoteza më optimiste (që sulmi të shkaktojë një efekt domino që përfundon me rënien e regjimit iranian dhe zëvendësimin e tij me një më të ndershëm, laik dhe konsensual), ashtu edhe ajo më katastrofike (që i gjithë rajoni të marrë flakë, duke tërhequr edhe Shtetet e Bashkuara) janë të dyja mbi tryezë. Midis këtyre dy ekstremeve mbetet ende një mundësi e ndërmjetme – një zgjidhje e negociuar – por jo për shumë gjatë. Presidenti Trump e ka përdorur me zgjuarsi sulmin izraelit për t’u thënë, në thelb, iranianëve: ‘Jam ende gati të negocioj një fund paqësor të programit tuaj bërthamor, dhe ndoshta duhet ta bëni shpejt – sepse miku im Bibi është I ÇMENDUR. Pres një telefonatë nga ju.’

Duke parë gamën e gjerë të skenarëve të mundshëm, gjëja më e mirë që mund të ofroj është një listë e variablave kyç që do të monitoroj për të kuptuar se cili nga këto përfundime – apo një tjetër ende i paparashikuar – do të jetë më i mundshmi.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit