A do të kthehet në LDK në zgjedhjet e ardhshme? – Flet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës për pesë vitet e fundit, Vjosa Osmani me ta kryer mandatin e saj, po shikon për rrugëtimin e radhës.
Në lidhje me atë se çka do të bëj të ardhmen e kujt do t’i bashkohet, Osmani po merr shumë pyetje.

Osmani është pyetur edhe nëse ka gjasa që t’i bashkohet LDK-së, shtëpisë së vjetër të saj, e këtë as nuk e ka pohuar e as mohuar.

Këtë vendim, Osmani ka thënë se ia ka lënë në dorë qytetarëve.

“Unë nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet, por megjithatë vendimin tim jam duke e marrë bashkë me qytetarët. Pyetja ime kudo që shkoj për ta është “në qoftëse kërkoni angazhimin tim në zgjedhje të ardshme, a e dëshironi Vjosa Osmanin të vazhdoj bashkë me ju në këtë rrugëtim apo jo”. Kjo është pyetja që ia bëj qytetarëve kudo që shkoj, ekziston një entuziazëm jashtëzakonisht pozitiv i punës së bërë por megjithatë vendimin final do ta marr pas shumë e shumë diskutimeve me qytetarë. Është kriteri i vetëm të jeni të sigurtë se do ta marr për bazë”, ka thënë Osmani.

Për liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ai ka thënë se e kishte mbështetur publikisht atë, dhe ishte ndër të vetmit që ka thënë se e kanë mbështetur Osmanin në kohën kur tha se ishte përjashtuar nga LDK.

Kthimi i saj në LDK nuk është parë i pamundur as nga strukturat e kësaj partie. Abdixhiku ditë më parë ka thënë se dera e LDK-së është e hapur për të gjithë ata që duan t’i bashkohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit