A do të kandidojë Albulena Haxhiu për deputete? Kjo është përgjigjja e saj

Ndërsa diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me përfshirjen në listën zgjedhore për deputetë.


E pyetur drejtpërdrejt nëse do të kërkojë përsëri votën e qytetarëve, Haxhiu bëri të ditur se fati i saj politik në këtë drejtim varet nga strukturat e partisë.

“Se a do të jem në listën e kandidatëve për deputetë, për këtë vendos Kryesia e Vetëvendosjes”, deklaroi Haxhiu.


Megjithatë, ajo shtoi se nuk ka asnjë pengesë që mund t’ia ndalonte garën në aspektin formal-juridik.

“…por që ligjërisht nuk është e ndaluar”, u shpreh ajo, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në parlament nëse partia e vlerëson të rrugës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit