Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në Kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka caktuar afatin 30-ditor për konstituimin e legjislaturës së re.
Para mbledhjes, Glauk Konjufca u pyet nga gazetarët nëse do të ndryshojë emri i propozuar për kryetare të Kuvendit, që aktualisht është Albulena Haxhiu.
“Ju tregoj kur t’dalim”, u përgjigj shkurt Konjufca.
Konjufca së bashku me Albulena Haxhiu janë duke u prononcuar për media, ndërkohë pas pak pritet të nis seanca e 38-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.








