spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

A do e sulmojë SHBA drejtpërdrejt Iranin? Ja si përgjigjet Trump nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur në Shtëpinë e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas mediave të huaja, Trump u pyet gjatë fjalës së tij nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Nuk mendoni seriozisht se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje? ‘A do ta sulmoni komponentin bërthamor iranian dhe në çfarë ore saktësisht, zotëri, do ta sulmoni atë?’”, i’u përgjigj Trump-gazetarit.

“Ti nuk e di fare që unë do ta bëj. Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj”, tha Presidenti i SHBA-ve më tej.

Ai thotë “askush nuk e di çfarë do të bëj”, por mund të thotë këtë: “Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”.

“Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat në negociata?”, shtoi Trump.

“U thashë njerëzve, pse nuk negociuat me mua dy javë më parë?”, vijoi ai më tej.

Trump tha më tej se Irani i është drejtuar atij, duke pretenduar se përfaqësuesit e Teheranit madje “sugjeruan” që të vinin në Shtëpinë e Bardhë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit