Alketa Vejsiu, njëra ndër prezantueset më të pëlqyera shqiptare, së fundi ka zhvilluar një sesion pyetje–përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram.
Vejsiu është pyetur për jetën personale, karrierën dhe bizneset që zotëron, ndërsa është treguar e hapur dhe mbi të gjitha motivuese.
Ndër pyetjet më interesante, Vejsiut i është kërkuar të shprehë mendimin e saj rreth “magjisë”.
Pyetja drejtuar saj ishte: “Alketa, a beson te magjia”?
“Në sensin që jeta është magjike! Jeta është magjike, dashuria është magjike, unë jam e krijuar prej magjie, jetoj për magjinë. Dhjetori është magjik, disa njerëz janë magjikë”, ishte pergjigjja e moderatores.







