E dhimbshme: Ndërron jetë i moshuari që u lëndua nga zjarri në fshatin Ujmirë

Ka ndërruar jetë një qytetar B. R. i moshuar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat e fshatit Ujmirë të Klinës.

I ndjeri kishte hyrë në zjarr për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht kishte pësuar djegie të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kishin ndërhyrë menjëherë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët i kishin ofruar ndihmën e parë.

Më pas, i moshuari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit