“Hiqeni qafe!”/ Rrëmbeu dhe dogji të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

Është liruar nga burgu Marjeta Karaj, e cila ishte nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurtdedës, së bashku me djalin e saj, Besmir Karaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëpunëtorin e saj, Gazmir Ngota.

Sipas raportimeve nga TCH, lirimi i saj u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi që Gjykata e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.

Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit, ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.

Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi.

“Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”

Dënimi nga Gjykata e Tiranës: Marjeta Karaj- 22 vite, Besmir Karaj- 25 vite dhe Gazmir Ngota – 22 vite.

Krimi makabër

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet rezultoi se Marjeta Karaj, e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të 61-vjeçarin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal.

Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që Marjeta pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.

Kufoma e Menduh Kurtdedës u gjet më 16 Maj 2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit