Izraeli i ka kërkuar Libisë të pranojë palestinezë nga Gaza si pjesë e planit të Donald Trump për një ” Rivierë të Lindjes së Mesme”, raporton Axios. Në fakt, libianët duken të hapur ndaj propozimit, zbulon raporti.
Kreu i Mossadit (agjencia izraelite e inteligjencës), David Barnea, vizitoi Uashingtonin këtë javë, ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për largimin e palestinezëve nga Gaza, raportoi Axios, duke cituar dy burime me njohuri për çështjen.
Sipas dy burimeve, Barnea i theksoi të dërguarit të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff se Etiopia, Indonezia dhe Libia janë “të hapura” për mundësinë e pranimit të një numri të madh palestinezësh nga Gaza.
Ky veprim konsiderohet shumë i diskutueshëm, me zyrtarët izraelitë dhe amerikanë që e quajnë atë një “krim lufte”.
Benjamin Netanyahu dhe kabineti i tij pohojnë se “zhvendosja” do të jetë “vullnetare” dhe askush nuk do të detyrohet të largohet.
Barnea i bëri presion Shteteve të Bashkuara që t’u ofrojnë stimuj këtyre vendeve dhe të mbështesin Izraelin.
Sipas Axios , është e paqartë nëse Uashingtoni do të ofrojë mbështetje.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Emad al-Trabelsi, në qeverinë kalimtare në Tripoli, vlerësoi së fundmi se sot në Libi ka “3 deri në 4 milionë migrantë të parregullt”.






