spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Publikohet momenti i shpërthimit të fishekzjarreve, të paktën 19 të lënduar në Dusseldorf

Të paktën 19 persona janë lënduar në një incident me fishekzjarre që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një panair në Düsseldorf të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të bërë herët në mëngjes nga shërbimi zjarrfikës i Düsseldorfit, në mesin e të lënduarve ndodhej të paktën një fëmijë, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar pothuajse 80 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi.

Sipas informacioneve fillestare, një prej fishekzjarreve ka shpërthyer në një lartësi më të ulët se sa duhet, për arsye ende të panjohura, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se bëhet fjalë për një aksident.

Organizatorët e panairit më të madh në lumin Rhein, të njohur si Rheinkirmes i Düsseldorfit, vendosën të përfundojnë festimet më herët se sa ishte planifikuar.

Në një deklaratë për media, ata shprehën keqardhje të thellë për incidentin. Zëdhënësi i tyre tha se do të shqyrtohet nëse tradita e fishekzjarreve do të vazhdojë apo jo vitin tjetër.

Panairi, i cili i kushtohet shenjtorit mbrojtës të qytetit, Shën Apolinarit, ka nisur më 11 korrik dhe ishte planifikuar të zgjasë deri nesër.

https://t.co/DvCkVXpuik

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit