Osmani e “përçmoi” ish‑kryeministrin Hoti si “më jorelevantin”, reagime dhe heshtje nga LDK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkaktuar reagime të ashpra pas deklaratave të saj drejtuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, të cilin e quajti “njeriu më jorelevant në vend” dhe tha se nuk dëshiron të humbasë “asnjë sekondë” me të.

“Hoti është njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë”, u shpreh Osmani në një konferencë për media pas kthimit nga vizita në SHBA.

Këto komente përçmuese të presidentes në drejtim të një deputeti dhe ish-kryeministri të vendit shkaktuan reagime të shumta publike, por befasuese ishte heshtja e LDK-së, partisë nga vjen Hoti.

E vetmja që i doli në mbrojtje ishte nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila përmes një postimi në “Facebook” publikoi një fotografi të Hotit me presidentin amerikan Donald Trump dhe shkroi:

“E parëndësishme?! Unë nuk mendoj kështu.”

Ndërkohë, reagimi i Hotit nuk vonoi. Deputeti i LDK-së iu kundërpërgjigj Osmanit duke e quajtur atë: “Mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.”

Ai shtoi se presidentes “po i mbaron mandati pa asnjë rezultat” dhe e akuzoi për “pesë vite demagogji e mashtrime”.

“Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit