Edita Tahiri kritikon ashpër Osmanin: Një presidente, njëqind versione – nuk dihet kush e ndali Serbinë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani, pas deklarimeve të saj për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka vënë në dyshim seriozitetin dhe koherencën e presidentes, duke thënë se ajo ka dhënë “shumë versione” në konferencën për media për të njëjtin kërcënim.

“Një presidente, njëqind versione – tashmë s’po dihet a Trumpi, a Maqedonci, a KFOR-i, apo brifingjet ishin burimi i saj për kërcënimet ndaj Kosovës. As nuk po dihet kush e ndali Serbinë – presidentja, Trumpi, KFOR-i apo Maqedonci,” ka shkruar Tahiri, duke e cilësuar këtë si “diletantizëm të paprecedentë të një presidenteje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit