Prokurori Blakaj reagon sërish, tregon pse ka degraduar procesi i verifikimit të veteranëve

Ish- prokurori i Prokurorisë Speciale dhe ish-prokurori për rastin “Veteranët”, Elez Blakaj ka reaguar sot sërish lidhur me rastin Veteranet.

AI ka cituar ligjet sipas Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.

Blakaj shkruan se sipas këtij ligji një aplikues ose është veteran ose jo, veteran të rrejshëm nuk ka.

Ai përmend edhe aryset pse procesi i verifikimit të veteranëve ka degraduar.

Postimi i plotë:

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së e ka filluar punën me Ligjin Nr. 04/L-054, e ka vazhduar dhe “përfunduar” punën me Ligjin Nr. 04/L-261.

Për Ligjin Nr. 05/L-141 – i cili është ndryshim dhe plotësim i Ligjit Nr. 04/L-261, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në prill të vitit 2017, me vendimin e saj e kishte konsideruar pjesërisht në përputhje me Kushtetutën, mirëpo ky ligj nuk ka gjetur zbatim asnjëherë për shkak se nuk është formuar asnjëherë Komisioni për kategorizimin e veteranëve luftëtarë!

Ligji Nr. 04/L-261 njeh këto kategori të veteranëve të UÇK-së:

  • Invalid i luftës së UÇK-së
  • Veteran luftëtar i UÇK-së
  • I internuar i UÇK-së
  • Pjesëtar i UÇK-së
  • Pjesëmarrës në luftë
  • Ushtar i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së

Përkufizimin dhe përmbajtjen e secilës kategori të veteranëve që sot është ligj, e kishte përpiluar një komision prej 5 anëtarësh i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, në përbërje me: Fadil Rracaj, Muharrem Xhemajli, Sadik Halitjaha, Rrustem Berisha dhe shefi i Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit në atë kohë!

Miq, ligji nuk njeh përkufizimin “veteran i rrejshëm”, njeh vetëm kategori të ndryshme të veteranëve. Pra, këtu kemi dy zgjidhje:

  • Një aplikues ose është veteran, ose nuk është; dhe
  • Varësisht nga kontributi, ajo/ai kategorizohet si më lart në njërën nga kategoritë.
  • Fakti që një person, kushdo qoftë ajo/ai me vendim apo akt tjetër, është caktuar të kryejë detyra konkrete në mbështetje politike, logjistike, financiare dhe detyra të tjera, të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, OSE për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtar i UÇK-së, është arrestuar gjatë periudhës 1997–1999 dhe mbajtur në burg nga forcat e Serbisë, OSE ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë por, për arsye të ndryshme, i ka lëshuar radhët e UÇK-së para përfundimit të luftës — ky ligj e definon si VETERAN dhe NE duhet ta vlerësojmë angazhimin dhe sakrificën e secilit për kontributin dhe mundin… POR asnjë nga këta që u cekën në këtë paragraf nuk cilësohet si veteran luftëtar dhe nuk mund të marrë pension sipas këtij ligji!
  • Veterani luftëtar i UÇK-së – sipas këtij ligji është: qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, DHE KA QENË AKTIV DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS.

Ky është përkufizimi, kjo është gjuha e përdorur në këtë ligj dhe nuk mund t’i bësh interpretim dhe shpjegim ndryshe, pavarësisht pakënaqësive apo “ekspertëve” të cilët improvizojnë dhe provojnë të krijojnë mjegull për motive dashakeqe!

Rikujtoj dhe e përsëris se vetëm dy kategori përfitojnë pension: veterani luftëtar i UÇK-së dhe invalidi i luftës së UÇK-së. Ndërsa kategoritë e tjera të veteranëve përfitojnë beneficione, por jo pension. Kjo është arsyeja kryesore pse procesi i verifikimit dhe njohjes së statusit ka degraduar, fatkeqësisht!

Vazhdon….

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit