spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E rëndë në Durrës! 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Durrës, ku një i mitur ka rënë nga kati i katërt.

Sipas informacionit paraprak nga policia, 15-vjeçari me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit