Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën një ditë më parë.
Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele u përplas për vdekje, teksa po tentonte të largohej t’i shpëtonte kontrollit të policisë në Treviso, Itali.
Duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij Alfa Romeo Brera, i riu u përplas me një pemë, ndërsa fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vendngjarje pas plagëve të marra.
Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, shkak për arratisjen që përfundoi me pasoja tragjike u bënë disa pako me hashash që kishte brenda në makinë dhe që u gjetën të shpërndara pranë vendit të aksidentit.
Aq e fortë ishte përplasja, sa makina e 23-vjeçarit u shkatërrua thuajse plotësisht. Ekipet e zjarrfikësve dhe të urgjencës punuan gjatë për të nxjerrë trupin e tij nga automjeti, por plagët ishin fatale dhe ai ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Oderzos.
Ngjarja ndodhi në zonën San Giovanni, ku karabinierët, pasi e njohën të riun, njoftuan qendrën pa e ndjekur. Kevin kishte jetuar më parë me prindërit në Motta di Livenza dhe së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone.







