spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“Investova I70 mijë euro dhe mi shembën”, pronari i bujtinës në Theth: Harxhova kursimet e mia, mora dhe borxhe

Situata në Theth pas shembjeve të fundit nga ultimatumi i Edi Ramës për lirimin e hapësirave publike, ka shkaktuar reagime të forta nga banorët lokalë dhe investitorët që pretendojnë se kanë humbur gjithçka.

Bekim Koçeku, pronar bujtine, në një lidhje drejtpërdrejt në Quo Vadis në Vizion Plus, e cilësoi këtë si një padrejtësi të madhe që i ka shkatërruar jetën.

Pjesë nga biseda:

-Si është situata në Theth?

Katastrofike.

A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në Theth nxjerr blof shtetin: Më kanë marrë 5 milionë lekë!
15 Korrik, 22:00
-Pse?

Është rrënuar gjithçka që ka qenë e ndërtuar.

-Është bërë virale videoja juaj ku keni qenë i shtrirë në tokë dhe nuk çoheshit.

Arrita të rri deri në 24 orë, pastaj më mashtruan. Erdhën 100 forca speciale. Janë bërë virale edhe videot e mia ku më shtynin policët. Forcat speciale rrethuan vendin dhe erdhën e i prishën. Ma shkatërruan jetën.

-Sa ishin investimet tuaja?

170 mijë euro kam investuar. Ishin kursime, të marra borxh, të gjitha bashkë. Certifikatë pronësie nuk kam. Unë dëgjova fjalën e kryeministrit që investoni dhe investova.

-Nuk kishit një merak që në 2025 mund të mos fitonte Rama, duke qenë se keni ndjekur fjalën e tij, dhe sërish mund t’ua shembte, sepse ju nuk keni një certifikatë pronësie?

Certifikatë pronësie nuk ka askush atje. Ju bëj thirrje institucioneve të na ndihmojnë. Kërkojmë dëmshpërblim. Pesë bujtina kam ndërtuar. bashkë me shtëpinë time, gjashtë.

-Gjatë kohës që ju po i ndërtonit, erdhi njeri që t’ju kontrollonte?

Jo, asnjë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit