Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka konfirmuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive, po veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Në reagimin zyrtar, LDK thotë se ky vendim legjitim e konfirmon qartazi antikushtetueshmërinë e veprimeve të deputetëve të VV-së që, edhe pas certifikimit nga KQZ-ja, nuk janë tërhequr nga pozitat ekzekutive.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që konfirmon qartazi shkeljet e rënda kushtetuese dhe ligjore nga ana e deputetëve të cilët edhe pas certifikimit si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë vijuar të ushtrojnë funksione ekzekutive, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë”, thuhet në reagim.
Sipas LDK-së, vendimi i Supremes është dëshmi se disa ministra të Vetëvendosjes kanë vepruar përtej çdo norme ligjore, duke mbajtur pushtetin në mënyrë të jashtëligjshme edhe pas përfundimit të mandatit qeverisës.
“Gjykata Supreme ka konstatuar qartazi se ministrat e certifikuar si deputetë, në çdo nxjerrje vendimi veprojnë në shkelje të rëndë ligjore, kanë uzurpuar dhe po ushtrojnë funksionet në mënyrën e paligjshme dhe arbitrare pas përfundimit të mandatit”, thekson kjo parti.
Komunikata e plotë:







