Deklarata e Osmanit në ShBA, Sveçla thotë se duhet pyetur presidenten kur të kthehet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë më parë, konfirmoi deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia.

Por, nëse ka pasur një rrezik të tillë, në Kosovë nuk ka pranuar të flasë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

I pytur para vazhdimit të radhës së seancës konstituive ai sygjeroi gazetaret të drejtohen diku tjetër për pyetje.

“Po shifni, pritni le të vijë zonja Osmani pastaj pyeteni atë nuk mund t’i komentojë deklaratat e presidentes..”, ka deklaruar Sveçla – Ministër në detyrë i punëve të Brendshme.

As ministri në detyrë, për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq nuk ka komontuar deklaratat e Osmanit, duke thënë se nuk ka pasur të tilla informacione.

“Deklarata e Trump nuk është diskutuar, por kemi diskutuar sa i përket fuqizimin e marrëdhënieve, stabilitetit gjithëpërfshirës në rajon, bashkëpunim më të thellë dhe ashtu me radhë. Besoj që me këtë nivel të administratës së Trump do të kemi një bashkëpunim edhe më të thellë. Nuk i kam pasur ato informata të cilat Trump po thekson se i ka pas”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, informacione të tilla thanë të mos kenë pasur as në Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se presidentja mund të ia ketë huqur me deklarata.

“Mendoj se është për rastin e Banjskës nuk ka naj rast tjetër..javëve të fundit nuk ka një gja të tillë këto janë hipoteza besoj të presidentës që ka mujt meja huq në këtë drejtim, se vetëm rasti i Banjskës është si rast si agresion drejtëpërdrejt..”, ka deklaruar Nait Hasani- Deputet i PDK-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në SHBA një diskutim atje, tha se javëve të fundit, presidenti Trump ka parandaluar një përshkallëzim të situatës, që Serbia ka synuar të e bëjë në kufi me Kosovën.

Kjo u mohua menjëherë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit