Bajrami takon Zyrtarin e Lartë të DASh-it: LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit strategjik me ShBA-të

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, pati sot një takim me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, në Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Bajrami falënderoi Hanrahan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“Isha e nderuar që në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, në emër të LDK-së të takoj z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Larte i Byrose per Evrope dhe Euroaziatike.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, si në momentet më të vështira të historisë sonë, ashtu edhe tash për forcimin e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik”.

Gjatë takimit, Bajrami tha ndau shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po paralizon vendin, duke ritheksuar qëndrimin e LDK-së për një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

“Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin.

Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë.

Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare.

LDK qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror.

Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet.

LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit