spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Haxhiu: MD ka përmbushur obligimet – shpenzoi 32 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në Hagë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë (MD) ka përmbushur të gjitha obligimet financiare në raport me mbrojtjen juridike të personave të paraburgosur në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Haxhiut, deri më tani janë ndarë gjithsej 32 milionë euro për këtë qëllim, duke përfshirë mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen ligjore të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

“Ministria e Drejtësisë tashmë ka ndarë 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që po qëndrojnë në Hagë. Krejt obligimet tona i kemi përmbushur. Të gjithë ata që thonë se Ministria i ka ndalur fondet, po shpifin – kjo nuk qëndron,” tha Haxhiu në një deklaratë publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit