spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Izraeli masakër mbi civilët në Gaza, ushtria vret mbi 110 persona teksa kërkonin ushqim

Të paktën 110 persona janë vrarë pranë një pike ndarjeje ndihmash në qytetin Rafah, në jug të Gazës dhe në zona të tjera, gjatë 24 orëve të fundit, raportojnë burime nga Spitali Nasser.

Dëshmitarë palestinezë pretendojnë se forcat izraelite hapën zjarr ndërsa njerëzit po përpiqeshin të siguronin ushqim të shtunën.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit mohuan përfshirjen në sulm dhe deklaruan se nuk ka individë të lënduar nga zjarri i ushtrisë në atë zonë. Një zyrtar ushtarak izraelit tha se u qëlluan vetëm të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë turmën që konsiderohej si kërcënim.

Nuk është hera e parë që raportohet për viktima gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë ndaj ndihmave në mars, por lehtësoi disi kufizimet në fund të majit. Megjithatë, mungesa e ushqimit, ilaçeve dhe karburantit mbetet kritike. OKB thotë se mijëra fëmijë janë të kequshqyer në Gaza.

Zyrtarisht, 798 civilë janë vrarë gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut , shumica pranë pikave të menaxhuara nga Gaza Humanitarian Foundation. GHF dhe Izraeli kanë mohuar akuzat, duke i quajtur dëshmitë “të rreme”.

Ndërkohë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka mohuar sot një raport të gazetës amerikane prestigjioze New York Times, që pretendon se kryeministri izraelit e zgjati luftën kundër Hamasit për të qëndruar në pushtet.

Sipas reagimit të kreut të shtetit izraelit, “kjo është shpifje për Izraelin, popullin dhe ushtarët e tij të guximshëm, si dhe kryeministrin e tij”, informon “La Repubblica”.

Raporti pretendonte se Netanyahu qëllimisht e zgjati luftën në Gaza, për të ndjekur qëllimet e tij politike: rehabilitimin e imazhit të tij në vend dhe qëndrimin në pushtet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit