spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Hasani: Përgjegjësia e Osmanit na solli në krizë institucionale, vetëm Banjska është agresion i drejtpërdrejtë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për një rrezik të mundshëm lufte ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nuk ka pasur asnjë informacion për një rast të tillë dhe duke e cilësuar këtë si “hipotezë” që mund t’ia ketë huqur.

“Nuk ka pasur ndonjë rast tjetër javëve të fundit. Presidentja ka mundur t’ia huq me këto deklarata,” tha Hasani.

Ai shtoi se i vetmi rast konkret ka qenë ai i Banjskës, të cilin e quajti “agresion i drejtpërdrejtë”, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe heshtjen e institucioneve të sigurisë.

“Është për rastin e Banjskës, nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë. Këto janë hipoteza të presidentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti i Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë. Nuk është dashur me u dorëzuar, kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund. Ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin.”

Hasani shprehu kritika të forta ndaj presidentes Osmani për mënyrën si ka ushtruar detyrën e saj dhe e fajësoi për krizën institucionale, duke përmendur se Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet as pas 46 përpjekjesh.

“Deri tani asnjëherë nuk e ka kryer detyrën e saj për asgjë. Me pasur përgjegjësinë e plotë, sot nuk do të ishim për 46 herë në Kuvend.”

Hasani tha se përgjegjësia duhet të bjerë mbi institucionet që kanë heshtur dhe nuk kanë vepruar në kohën e duhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit