Në një atmosferë kulturore e miqësore në festivalin Etno Fest që po mbahet në Kukaj, janë parë bashkë përfaqësues të dy partive më të mëdha në vend – Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan GazetaKosova.net

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), dhe kryetari i Shtimes nga radhët e LVV-së, Qemal Aliu, janë takuar dhe fotografuar së bashku në këtë aktivitet që përçon vlera tradicionale e bashkon njerëz nga të gjitha trevat.

Ky takim ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, duke u interpretuar nga disa si sinjal për një qasje më të hapur mes partive rivale, ndërsa të tjerë e shohin si një takim thjesht shoqëror në kuadër të një eventi kulturor.

Megjithatë, prania e përfaqësuesve të LVV-së dhe LDK-së në të njëjtin vend, në një atmosferë të qetë dhe larg retorikave politike, tregon për nevojën e ndërtimit të urave të komunikimit – qoftë edhe përmes kulturës.












