Një seri dokumentesh dhe email-esh të siguruara nga laptopi i Nazim Bllacës hedhin dritë mbi komunikimet e tij me figura të njohura politike dhe ish-deputetë, përfshirë Doruntina Malokun, Adem Salihajn dhe prokurorë të EULEX-it e Serbisë.
Më 13 qershor 2012, Adem Salihaj i shkruan një email Bllacës, ku e pyet lidhur me një postim në Facebook që implikon përgjegjës për vrasjen e Behajdin Hallaqit.
“ Përshëndetje Si je duke kaluar këto ditë? E pash në fb tënd publikimin se kush e ka vra Behajdin Hallaqin.A ka ndonjë informatë më shumë lidhur me këtë,sepse gjasat janë që e kanë vra këta vetë,pastaj,nën presionin e familjes e kanë shpallë dëshmorë dhe shkojnë ia shënojnë përvjetorin“, shkruan Salihaj.
Në të njëjtën kohë, Bllaca i kishte dërguar disa email-e Doruntina Malokut, deputete dhe vajzë e gazetarit të vrarë Enver Maloku, ku ngarkonte raporte për vrasje me motive politike dhe lista të të vrarëve në vitin 1998.


Megjithatë, nuk ka asnjë përgjigje të dokumentuar nga Maloku ndaj këtyre emaileve.
Nazim Bllca, sipas komunikimeve të gjetura në laptopin e tij, ankohej të ndërkombëtarët, se atë po e kërcënon ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Si shkas për të Bllaca e merr një fjalim të Veselit në Kuvend. Këtu ai e përfshinë edhe Doruntina Malokun, e polemikën e sajë me Kadri Veselin ua dërgon hetuesve të EULEX-it.
Bllaca i shkruante gjithashtu edhe prokurorit të njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro, duke i ofruar një bashkëpunëtor të ri – Lutfi Dervishin, të dënuar në rastin “Medikus” për trafikim organesh: “Lutfi Dervishi dëshiron të bashkëpunojë për gjëra më madhore me ju. Ju lutem kontaktoni Dragin”, shkruan ai, duke iu referuar prokurorit serb Dragoljub Stanković.
Ndërkohë, komunikimet e Bllacës me një kontakt serb rreth një të afërmi që do të hynte në Kosovë me letërnjoftim të falsifikuar dhe do të lëvizte nën organizimin e tij, tregojnë për një rrjet të organizuar edhe gjatë kohës sa ishte në burg.
“Përshëndetje z,Gjinovic Besnikun ti e din qysh e qet deri te Ura Ibrit aty unè e kam njerin qè e merr edhe e qon ne Ribar te Madh. Kur tè kthehet Besniku vjen kah Presheva e te Ju. Besniku ne Dubrav vjen me letërnjoftim fals. Une po du mu taku me Besnikun se tash edhe 3 mujé dal prej burgu edhe hy ne programin e mbrojtjes së deshmitarve edhe nuk e shoh ma 5 vjet”.






