spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Nën akuzë për fshehjen e të ardhurave, Karlo Ançeloti dënohet me 1 vit burg

Karlo Ançeloti ka marrë sot dënimin nga një gjykatë e Madridit, ku prej vitesh zhvillohej çështja gjyqësore kundër tij për mashtrim financiar në dëm të shtetit spanjoll. Gjyqi kishte lidhje me etapën e tij të parë te Reali i Madridit, për fshehjen e të ardhurave nga tekniku italian në vitet 2014 dhe 2015.

Çështja është trajtuar në vitet e fundit, ashtu siç ka ndodhur më parë me shumë ish-futbollistë të tjerë apo trajnerë që kanë qenë në Spanjë e që kanë përdorur parajsat fiskalë për pagesat e tyre, duke mos paguar taksat. Ançeloti ishte në gjyq për fshehje të ardhurash në vitet fiskale 2014 dhe 2015, duke u ndëshkuar si përfundim vetëm për të parin, teksa është shpallur i pafajshëm për të dytin.

Sipas mediave spanjolle, gjykata e ka shpallur fajtor për vitin 2014, duke e dënuar me një vit burg dhe një gjobë prej 386, 361, 93 eurosh. Ançeloti nuk do të shkojë në qeli, pasi ky dënim hiqet me pagesën e gjobës në fjalë dhe detyrimeve të prapambetura, të cilat tekniku italian i kishte shlyer në vitin 2021, për një total që kalonte pak më shumë se 1 milion euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit