Myrto Uzuni padyshim ka qenë heroi i Austin në ndeshjen kundër San Jose Earthquakes.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në fushë në minutën e 66 dhe ishte vendimtar në dërgimin e ndeshjes në penallti. Në minutën e 115, teksa skuadra e tij po humbiste, beratasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke rikthyer baraspeshën.
Më pas Uzuni realizoi sërish gjatë penalltive me Austin që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Sulmuesi 30-vjeçar është kthyer në një lider tek ekipi amerikan. Deri më tani, Uzuni ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 1 tjetër, duke qenë një nga protagonistët kryesorë dhe shtyllat e skuadrës.






