Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat.
Mësohet se pas hapjes së kamerave të sigurisë gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Ekspertiza ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu Renis Dobra është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.
Familjarët e viktimës fillimisht dyshuan se ai ishte ndaluar nga policia dhe u paraqitën në Komisariatin e Matit për të pyetur nëse ishte shoqëruar.
Pasi janë informuar se i riu nuk ndodhej në polici, kanë nisur menjëherë kërkimet.
Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale.






