spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Skandali serb, Vojvodina përjashton portierin për këtë arsye! Kroatët e përmendin Kosovën

Mediumi kroat “Veçernj List” ka publikuar disa detaje interesante në lidhje se kush është në krye të klubit të hendbollit Vojvodina, ku kanë përmendur edhe Kosovën.

Ditë më parë, klubi i Vojvodinës që ka në krye një serb e ka përjashtuar portierin për një arsye të çuditshme!

“Klubi i hendbollit Vojvodina nga Novi Sadi vendosi që të ndërpresë kontratën me portierin kroat të hendbollit Filip Iviq, vetëm tre javë pasi ai nënshkroi me këtë klub.

Arsyeja për këtë vendim ishte pjesëmarrja e Iviq në një koncert nga Marko Perkoviq Thompson, të cilin e postoi në Instagram dhe më pas e fshiu.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në kanalet zyrtare të klubit, bëri të ditur se ishte “e habitur kur mori lajmin” se Iviq kishte marrë pjesë në atë që ata e quajnë “mbledhja e ustashëve të Marko Perkoviq Thompson”, duke pretenduar se ngjarje të tilla “nuk janë koncerte muzikore, por vende ku lavdërohen idetë dhe simbolet e krimeve kundër popullit serb”.

Kryetari i klubit, Dushan Bajatoviq, qëndron pas shkarkimit të Iviq”, ka shkruar media kroate.

“Dushan Bajatoviq lindi në vitin 1967 në fshatin Ravno pranë Vrbasit dhe është një biznesmen dhe politikan serb.

Ai ka qenë anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë që nga themelimi i saj në vitin 1990, dhe që nga viti 2008 ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë Publike Srbijagas. Në fund të vitit 2024, ai publikisht deklaroi se do të ishte i pari që do të shkonte në Kosovë nëse do të shpërthente lufta.

Ai gjithashtu kishte thënë se ka qenë në Vukovar dhe Bosnjë gjatë viteve tlë 90-ta”, ka shkruar media kroate.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit