Qendërmbrojtësi dhe mbrojtësi i djathtë, Leuart Avdyli, është larguar nga klubi i futbollit, FC Vushtrria.
23-vjeçari tani është lojtar i lirë dhe i gatshëm për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
“Nga sot nuk jam më pjesë e klubit FC Vushtrria. Falënderoj nga zemra tifozërinë “Forca ”
si dhe stafin dhe trajnerët për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre viteve.
Forca klubit gjithmonë! I uroj suksese në vazhdim,
tashmë ka ardhur koha për një kapitull të ri në karrierën time”, ka shkruar Avdyli në Facebook.






