Në nisje të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka dalë në foltore për t’i dhënë një vërejtje grupit parlamentar të Vetëvendosjes, duke kërkuar më shumë maturi gjatë zhvillimeve në sallë.
Ai u drejtua me tone kritike ndaj sjelljes së deputetëve të VV-së, të cilët sipas tij po silleshin në mënyrë të papërshtatshme.
“Çka keni more, a jeni mirë. Qetësohuni. Mos bërtitni si fëmijët, se i keni do vjet, qetësohuni”, tha Guri nga foltorja.
“Fitore çka po keshë ti? A i ke kthy 200 mijë euro? Mos kesh Fitore se marre”, u shpreh Guri.
Kryesuesi i ndërhyu, por Guri vazhdoi sërish: “Oj Fitore, mos bërtit moj! A i ke kthy 200 mijë euro”.
Dehari i tha atij që ta propozojë emrin dhe të mos flasë asgjë tjetër.
Seanca e së mërkurës është e 44-ta që mbahet për konstituimin e Kuvendit, por deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes partive politike për të zgjedhur kryetarin dhe për të formuar shumicën parlamentare.
Në sallë janë vërejtur tensione dhe ndërprerje të shpeshta të fjalimeve.






