Kampionati Evropian i e-Sporteve në CS 2 dhe Dota 2 do të mbahet nga 9 deri më 13 korrik në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
“Ekipi serb i e-Sporteve refuzon të paraqitej në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Kosovë në pesë ditët e ardhshme.
Arsyet janë sigurisht politike.
Nga Kosova prisnin që fqinjët e tyre të vijnë në Prishtinë.
Megjithatë, serbët nuk duan të shkojnë në Kosovë sepse nuk e njohin pavarësinë e këtij shteti”, ka shkruar media boshanke “Sporsport”.
“Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Daulina Osmani, njoftoi se Kosova ka siguruar sigurinë për të gjitha ekipet. Megjithatë, serbët nuk duan të vijnë”, – shkruan më tej.
“Nga 25 vende, kemi vetëm 24. Serbia u tërhoq nga gara në momentin e fundit”, tha Osmani, duke shtuar:
“Kosova garantoi sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Është për të ardhur keq që institucionet serbe nuk lejojnë sportistët të marrin pjesë.
Ky është një vendim politik nga Serbia”.
Kreu i Federatës së Esporteve të Kosovës, Altin Preniqi, theksoi se ky është një moment historik për këtë vend.
“Ky është një moment historik për vendin tonë. Ne duam të tregojmë të gjitha vlerat tona”, tha ai.






