spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Rama e Murati në “luftë” për buxhetin: Akuzojnë njëri-tjetrin se po tallen me qytetarët

Ka vazhduar përplasja në distancë mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me bllokimin e buxhetit komunal – dhe këtë herë, ajo është zhvendosur në statuset e rrjeteve sociale.

Ministri Murati, përmes një postimi të bërë gjatë ditës, ka ironizuar situatën duke përfshirë edhe ChatGPT-në në debat. Ai shkroi se kishte pyetur ChatGPT-n për postimet e një dite më parë, përfshirë edhe reagimin e Ramës, duke thënë se përgjigja e këtij të fundit në fakt konfirmonte se ai vetë kishte të drejtë.

Në reagimin e tij, kryetari Rama e akuzoi ministrin se po tallet me qytetarët në vend se të ofrojë zgjidhje për problemet reale.

“Hekuran, bravo! Qytetarët po i vuajnë pasojat, ndërsa ti bën humor me ta”, shkroi Rama në Facebook.

Por Murati nuk e la me kaq. Ai i është kundërpërgjigjur Ramës, duke e akuzuar për manipulim të opinionit dhe për fajësimin e Qeverisë për dështimin që, sipas tij, e ka shkaktuar vetë komuna.

“Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju që keni qeverisur me Prishtinën e që fajin tuaj të mos-miratimit të buxhetit komunal sipas afateve ligjore, tentoni t’ia hidhni Qeverisë ndërsa vetë viktimizoheni”, ka shkruar Murati.

Ministri në detyrë theksoi se Rama kishte gënjyer kur tha se Qeveria i kishte bllokuar buxhetin, duke insistuar se Ministria e Financave ka vepruar në përputhje me ligjin.

“Përparim, ti gënjeve që Qeveria ta ka blloku buxhetin, unë të demantova me fakte e argumente. MFPT ua ka alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2024, ashtu siç e parasheh ligji kur komuna nuk arrin ta miratojë buxhetin me kohë. Për ta alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2025, siç ta kam thënë tash e disa herë, duhet ndryshim/plotësimi i ligjit të buxhetit në Kuvend. Nëse do zgjidhje, e ke shumë të lehtë – fol me deputetët e partisë tënde në Kuvend që ta zhbllokojnë Kuvendin, e kjo pastaj hap udhë për ndryshim plotësim të ligjit të buxhetit”, ka shkruar Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit