spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kush ishte kapiteni që humbi jetën në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy turistë?

Një tragjedi ka goditur sot qytetin e Shkodrës, ku kapiteni i një anijeje turistike humbi jetën gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar dy turistë në liqen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni Arben Anamali u hodh në ujë për të ndihmuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin. Fatkeqësisht, edhe pse arriti të kryejë një akt heroik, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka reaguar edhe Bashkia e Shkodrës, e cila e ka vlerësuar Anamalin si një njeri të përkushtuar dhe shembull humanizmi.

“Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës.

Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit