spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Burri rrah brutalisht bashkëshorten në Shqipëri, e ndihmon dhe i ati pas debatit për motive xhelozie

Një 28-vjeçare është rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit në Shqipëri.

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Në konflikt, i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i 28-vjeçares, i cili bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares, raporton TopChannel.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babanë e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit