Granit Xhaka është afër largimit nga Bajer Leverkusen në këtë merkato për t’u transferuar në Serinë A, por jo te Milani.
Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm midis futbollistit zviceran dhe klubit kuqezi, por muri i ngritur nga Bajer Lerverkusen padyshim i ka komplikuar diskutimet deri në atë pikë sa i ka zbehur ato.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Milani mbetet vigjilent ndaj 32-vjeçarit, i cili megjithatë duket i destinuar të veshë fanelën e një tjetër ekipi të madh të Serisë A.
Sipas “Tuttosport”, emri i Granit Xhakës është shfaqur edhe për mesfushën e Juventusit.
Bardhezinjtë mund të fitojnë me Milanin në garën për Xhakën, edhe nëse Djalli duket se është tërhequr pas “jo”-ve të vazhdueshme nga Bajer Leverkusen.
Zonja e Vjetër mund të këmbëngulë pak më shumë te mesfushori zviceran, falë nevojës për të përforcuar mesfushën me cilësi dhe eksperiencë.
Qoftë Milani apo Juventusi, pozicioni i “Aspirinave” nuk ndryshon:
Xhaka nuk është në shitje, dhe për këtë arsye ose shkruhet një çek prej të paktën 18 milionë eurosh (minimumi 15), ose mesfushori nuk largohet nga Gjermania, edhe pse pavarësisht presionit të Milanit në javët e fundit, ai kurrë nuk ka treguar dëshirën për t’u larguar.






